“Figurohemi nga Thaçi”, Deputeti Geci e bënë telashe veten, shkruan vetë një paragraf me gabime

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.04.2026, 08:49

Deputeti Fatos Geci ka reaguar ndaj deklaratave të axhes së tij, Gani Geci, që pretendonte se dikush tjetër ia shkroi fjalimin nipit të tij.

Deputeti ka bërë një reagim në Facebook.

E ka marrë përsipër shkrimin e fjalimit të tij skandaloz në parlament.

Por, gjatë mburrjës së tij si autor shkrimesh ai ka bërë një varg gabimesh.

“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po figurohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar ai fillimisht, duke e përdorur se po “figurohen nga Thaci”.

Dy herë e ka përsëritur këtë gabim Geci në postimin e tij.

Që është më afër saktësisë, edhe pse i mungon një ë dhe duhet të shkruhet frikësoheni.

Ku i janë dashur dy minuta për ta përmirësuar. Duke e saktësuar “frikësohemi”.

“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, postimi i tij e edituar përfundimisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit