Të shtëna me armë zjarri u regjistruan pak minuta më parë në Kurbin. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se autorët e ngjarjes janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.