Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur Kurbinin mbrëmjen e kësaj të mërkurë. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti.
Fatmirësisht, nga breshëria e plumbave nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetin e shënjestruar. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për mbledhjen e provave që do të çonin në identifikimin e autorëve.
Deri më tani mbeten të paqarta shkaqet e këtij sulmi, ndërsa pritet komunikata zyrtare nga Policia e Shtetit për të hedhur më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.