Bela përplaset me Subashin e Fierit, e besuara e saj kërkon shkarkimin e kryetares së Këshillit Bashkiak

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.04.2026, 19:13

Balluku, pavarësisht se e ka humbur pushtetin në Qeveri, kërkon të forcojë pozitat e saj në parti dhe sidomos në Qarkun e Fierit, ku është drejtuese.

Prej kohësh në Fier flitet për një përplasje të hapur mes kryebashkiakut Armando Subashi dhe krahut tjetër politik, dhe zhvillimet e fundit duket se i hedhin më shumë “benzinë zjarrit”.

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak, Fatbardha Merkaj, e njohur si një nga njerëzit e afërt të Belinda Ballukut, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit ditën e enjte. Në rendin e ditës është përfshirë edhe një pikë e fortë: votimi për shkarkimin e kryetares së Këshillit Bashkiak, Antoneta Çunaj.

Në letrën e publikuar nga Vox News nuk jepen arsyet konkrete të kësaj kërkese, por lëvizja lexohet qartë si një kapitull i radhës në përplasjen politike mes Ballukut dhe Subashit në Fier.

Mbledhja e së enjtes pritet të jetë më shumë sesa një procedurë formale, një provë force që mund të tregojë hapur se kush ka realisht peshën vendimmarrëse në Bashki: Balluku apo Subashi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit