Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Laç, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.
Sipas informacioneve, përplasja ka qenë e fortë dhe ballore mes dy automjeteve, ndërsa dyshohet se shkaku kryesor ka qenë shpejtësia e lartë. Goditja “kokë më kokë” ka shkaktuar dëmtime të mëdha në mjetet e përfshira dhe pasoja serioze për personat që ndodheshin brenda tyre.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre raportohet e rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.