‘Proshutë’, ‘birrë’ e ‘bukë’, shqiptarët transportonin pakot me kokainë nëpër Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.04.2026, 18:26
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Parma në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar nga Guardia di Finanza, ku u zbulua një rrjet që dyshohet se ka trafikuar të paktën 60 kilogramë kokainë me vlerë mbi 4 milionë euro. Me urdhër të Gjykatës së Parmës, ata janë lënë në burg, ndërsa një shtetas italian është vendosur në arrest shtëpie. Hetimet nisën pas sekuestrimit të 8.4 kg kokainë dhe 41 mijë euro cash të fshehura në një automjet.

Sipas autoriteteve, njëri prej shqiptarëve kishte rol kyç në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në disa rajone të Italisë, duke përdorur udhëtime të shpeshta me makinë dhe shpesh duke u shoqëruar nga partnerja italiane për të shmangur kontrollet. Droga shpërndahej në zona si Emilia Romagna, Lombardia dhe Toscana, ndërsa komunikimi bëhej përmes telefonave të koduar dhe termave të maskuar si “proshuta” apo “birra”.

Në të njëjtin operacion është dokumentuar edhe aktiviteti i një tjetër shqiptari për shitje me pakicë në Parma, me rreth 300 episode të regjistruara. Ndërkohë, dy persona të tjerë hetohen për pastrim parash. Autoritetet theksojnë se hetimet vijojnë dhe për të gjithë të përfshirët vlen prezumimi i pafajësisë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit