Një ish-punonjëse e një klinike dentare në Tiranë ka bërë një denoncim në redaksinë tonë, duke ngritur një sërë akuzash për shkelje të ligjit të punës dhe standardeve shëndetësore në vendin e punës.
Ajo ka treguar se në këtë klinikë dentare punonjësit nuk janë trajtuar me kontrata të rregullta dhe nuk u janë paguar siguracionet shoqërore. Ajo shprehet gjithashtu se pagesat janë bërë pjesërisht “cash dhe pjesërisht në bankë”, ndërsa disa pagesa të pacientëve nuk janë deklaruar.
Në aspektin e kushteve të punës, ish-punonjësja thotë se në klinikë ka mungesa të theksuara të higjienës dhe standardeve mjekësore, përfshirë përdorimin e të njëjtës hapësirë për procedura të ndryshme mjekësore, mungesë të ambienteve të përshtatshme për sterilizim, si dhe përdorim të mjeteve të pasterilizuara.
Ajo ngre gjithashtu shqetësime për punësimin e stafit të padeklaruar dhe pa kualifikimin përkatës, si dhe për praktika të dyshuara mashtruese ndaj pacientëve lidhur me shërbimet dhe materialet e përdorura.
Sipas saj, në rastet kur janë njoftuar institucionet e kontrollit, stafi i padeklaruar është larguar përkohësisht nga klinika dhe është rikthyer më pas në punë.
Ish-punonjësja disponon edhe audio-regjistrime ku, sipas saj, kërkohen pagesat e siguracioneve dhe pranohet pamundësia e pagesës së tyre nga kompania.
Denoncimi i ish-punonjëses:
Pershendetje si jeni? Doja te beja nje denoncim per nje klinik dentare ktu ne tiran kemi punuar dhe sna paguajn siguracionet. Rroga na jepet ne dore, gjysma cash gjysma ne bank me detyrim, pervec heqjen nga puna pa paralajmerim nuk na paguajn siguracionet, pagesa te pa deklaruara nga klientet, jo higjen dhoma e sterilizimit e njejta me dhomen e kirurgjes, kurse jo higjenike munges e dhomes se ftoht te sterilizimit per moetjet mjekesore ,punonjes te pa
deklaruar ne shtet dhe qe skan lidhje me
mjekesin, mashtrim me pacientet shesin lloj tjeter dhe vendosin Iloj tjeter, perdoren implante jo sterile, kushte jo optimale per mbrojte nga rrezatmi,
instrumenta te protetikes te pa sterilizuar dhe me gjak perdoren per cdo pacient, pa kushte optimale per mbrojtje nga semundjet infektive. Sa her ka lajmeruar kontrolli stafi i pa kualifikuar ka dal nga klinika dhe esht thirrur diten tjeter per pune.
Aty keni dhe audion ku ne u kerkojm siguracionet dhe ekonomistja thot ska mundesi kompania ti paguaj. Na kan heq nga puna dhe sna kan pagu siguracionet
