Plagoset me armë zjarri shqiptari në Itali, pronar i një qendre bastesh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.04.2026, 16:55

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Romës, ku një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën via Mariano Colagrossi.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se shtetasi Alban Hekurani, pronar i një salle bastesh, sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej banesës së tij, kur është qëlluar nga pas nga persona ende të paidentifikuar. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

I plagosuri është transportuar me urgjencë nga shërbimi ARES 118 drejt Poliklinikës Tor Vergata në Romë, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, karabinierët e Velletri-t kanë nisur hetimet dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, duke mos përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe atë të një grabitjeje të dështuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit