Kabulli elektrik i kalon mbi tarracë, fieraku përballet me rrezikun çdo ditë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.04.2026, 17:11

Një tjetër shqetësim që ngre pikëpyetje mbi sigurinë dhe respektimin e hapësirës private ka mbërritur në redaksi, këtë herë nga Fieri.

Një qytetar denoncon se një kabull elektrik kalon në mënyrë të papërshtatshme në taracën e apartamentit ku ai banon, duke krijuar jo vetëm shqetësim, por edhe rrezik potencial për sigurinë e familjarëve. Kabulli i cili vjen nga kabina elektrike për tu lidhur me një prej kabinave të tjera në pallatin ngjitur kalon pikërish mbi apartamnetin e tij.

Ngjarja raportohet në zonën e “Konferenca e Pezës” në Fier, ku banori ka dërguar edhe pamje filmike për të ilustruar situatën. Ai kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të verifikuar ligjshmërinë e këtij veprimi dhe për të marrë masa të menjëhershme, përpara se situata të përshkallëzohet në një incident më të rëndë.

Raste të tilla rikthejnë në vëmendje problemet e vazhdueshme me menaxhimin e infrastrukturës elektrike në zonat e banuara, ku shpesh neglizhenca dhe mungesa e kontrollit mund të kthehen në kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit