Ditën e sotme një lajm i zi ka tronditur qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm.
Migena Salihi u nda nga jeta vetëm pak ditë pasi përjetoi mrekullinë më të madhe që mund të jetoj një femër; u bë nënë për herë të parë. Vetëm disa orë para se të mbyllte sytë përgjithmonë, ajo kishte bërë një lutje prekëse për ndihmë, duke iu drejtuar shqiptarëve për të dhuruar gjak, në një betejë të vështirë me komplikacionet shëndetësore.
Menjëherë pas lindjes së binjakëve të saj, gjendja e Migenës u përkeqësua ndjeshëm, duke e bërë jetike sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Thirrja e saj u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e shumë qytetarëve që u mobilizuan për ta ndihmuar. Por, pavarësisht solidaritetit dhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti ta fitojë këtë betejë të padrejtë.
Pas saj, Migena la dy jetë të vogla që sapo kishin nisur rrugëtimin e tyre, dy bebushë që nuk do të kenë mundësinë të rriten nën përqafimin e nënës.
Në kujtim të saj, miqtë kanë mbjellë një pemë, një simbol i jetës që vazhdon, ashtu si kujtimi i Migenës që do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën. Dhe mes dhimbjes së madhe, ajo do të “jetojë” përherë përmes dy engjëjve të saj, të cilët fati nuk deshi t’i rritë vetë.
Stafi i JOQ Albanai i shpreh ngushëllime të përzemërta familjes së saj. U prehsh në paqe Migena!