Kamikazit me kamion s’i punojnë pasqyrat, i pret rrugën tjetrit pa parë fare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2026, 14:09

Një qytetar ka denoncuar një rast të rrezikshëm në qarkullim, i cili ka ndodhur pak ditë më parë në zonën pranë Liqenit të Tiranës, në drejtim të Saukut.

Ai ka treguar se një automjet kamion me targë AB538VD ka kryer një manovër të papritur duke i prerë rrugën, pa përdorur pasqyrat dhe pa treguar asnjë fije kujdesi ndaj mjeteve të tjera në qarkullim.

Qytetari shprehet se për fat të mirë kamionit nuk e ka goditur, por thekson se situata ishte shumë e rrezikshme dhe mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për të dhe familjarët që udhëtonin me të.

Ai thotë se këtë rast e ka denoncuar në polici një javë më parë, por sipas tij ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese për rastin, ndaj kërkon që çështja të bëhet publike në mënyrë që të merren masa ndaj drejtuesit të mjetit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ , ju lutem mund ta publikoni si rast . Kam ber denoncimin ne polici ka 1 jave por nuk eshte marre mase ndeshkuese per rastin . AB538VD targa Mbase e shikojne tek ju dhe ndeshkohet .

Fatmiresisht sme goditi, por menyra ne te cilen preu rrugen ishte e tmerrshme . Do kishte qene fatale per mua dhe familjen qe udhetoja

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit