e-Albania po torturon shqiptarët: Prej 5 ditësh s’marr dot një certifikatë për dokument

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2026, 13:20

Qytetarët shqiptarë vijojnë të raportojnë vështirësi në përdorimin e portalit qeveritar e-Albania, përmes të cilit merren edhe certifikatat e aktit të lindjes.

Një qytetar shprehet se prej 5 ditësh nuk arrin të shkarkojë dy certifikata lindjeje për fëmijët e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit, pavarësisht se i nevojiten urgjentisht për procedura jashtë vendit.

Ai thotë se i ka ardhur data për dorëzimin e dokumenteve për tërheqjen e fëmijëve në Zvicër dhe se ende nuk ka mundur t’i sigurojë certifikatat, ndaj kërkon që rasti të bëhet publik.

Qytetari shton se ka provuar disa herë gjatë ditëve të fundit përmes portalit dhe asistentëve virtualë, por pa sukses, duke u përballur vazhdimisht me pamundësi aksesi dhe shkarkim të dokumenteve.

Ndërkohë, ai apelon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për normalizimin e shërbimit, pasi vonesat po i shkaktojnë vështirësi serioze në përmbushjen e afateve të kërkuara nga autoritetet e huaja.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje kam 5 dit qe po mundohem te shkarkoj dy certefikata te aktit lindjes te femijve dhe ska sistem per ta shkarku po me vjen data per ti dorzuar letrat qe do terheq fmin ne zvicerr dhe akoma ka 5 dit Ju lutem bejeni publike kete

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit