“Nanë, i kam përgjakur duart, kam vrarë tre njerëz… më fal”, detaje nga vrasja e trefishtë në Podgoricë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.04.2026, 12:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Podgoricën, ku 25-vjeçari Vehid Muriqi dyshohet se ka vrarë tre persona pas një konflikti dhe më pas është larguar drejt vendlindjes së tij në Rozhajë.

Sipas raportimeve të mediave, i riu është paraqitur në banesën familjare ku, i tronditur, u është drejtuar të afërmve me fjalët: “Nanë, i kam përgjakur duart, kam vrarë tre njerëz... më fal”.

Nga të dhënat zyrtare, mësohet se autori ka përdorur armë të ftohtë pas një përplasjeje me viktimat: vëllezërit shqiptarë Denis (28) dhe Nezrin Hoti (27), si dhe shtetasin nga Kosova, Kenan Miraljemoviq. Dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të një borxhi mes tyre.

Policia bëri të ditur se krimit i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale dhe, sipas hetimeve paraprake, ngjarja nuk lidhet me aktivitete të grupeve kriminale.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet nisën një operacion të gjerë për kapjen e të dyshuarit, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo informacion të vlefshëm. Brenda pak orësh, rreth orës 20:30, policia konfirmoi arrestimin e tij në qendër të Rozhajës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit