Bie sistemi i ri në Kakavijë! Kaos dhe radhë kilometrike prej disa orësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2026, 12:29

Pika kufitare e Kakavijës po përballet këtë të mërkurë me vonesa dhe kaos, pasi sistemi i hyrje-daljeve (EES) në palën greke ka dalë jashtë funksionit.

Sipas të dhënave paraprake, autoritetet greke kanë pezulluar përkohësisht procedurat e kalimit për shkak të një defekti në sistemin e ri të menaxhimit të hyrje-daljeve në zonën Shengen/BE. Kjo ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të lëvizjes në kufi.

Në territorin grek janë krijuar radhë të gjata automjetesh dhe qytetarësh, me pritje që në disa raste arrijnë deri në rreth dy orë.

“Po presim prej dy orësh, ka rënë sistemi”, ka deklaruar një qytetare duke përshkruar situatën në terren.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për rikthimin e funksionimit normal të sistemit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë pikë kufitare.

Sistemi “Entry/Exit System” (EES), i cili nisi të zbatohet gradualisht nga 12 tetori 2025, synon modernizimin e kontrollit kufitar përmes regjistrimit digjital dhe të dhënave biometrike, duke zëvendësuar vulosjen tradicionale të pasaportave. Ai aplikohet për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Europian, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit