Gazetari i PS Bledi Mane, nëpërmjet një statusi në Facebook ka zbuluar pacientin 0 në bashkinë e SIDËS, pasi fundja partia e di më mirë...
Mane zbulon se ky sezon nisi me një “super-skandal”: një video erotike me një punonjëse në ferra që supozohej se do fundoste Tërmet Peçin në kulmin e fushatës. U përhap me shpejtësi, u komentua me pasion, u kërkua me ngulm… por sipas Manes videoja nuk ekziston pasi ishte produkt i mendjeve “kreative” të Flamur Golemit dhe Klement Ndonit të Këlcyrës që jo vetëm e shpikën, por edhe u mburrën se e “ndaluan” publikimin e saj. Pra, në sy të Ramës shpëtuan partinë nga një turp që vetë e kishin krijuar.
Koha kalon, por haqet mbeten dhe këtë radhë viktimë duket se qe vetë Golemi. Skenari përditësohet: këtë herë jo me video, por me infektime masive dhe diagnoza që qarkullojnë më shpejt se analizat laboratorike.
Ata që dje shpikën histori për kolegun Peçi, sot përfunduan vetë personazhe të të njëjtit lloj historie, deklaron rilindasi Mane. Në këtë “luftë” mes Tërmetit dhe Flamurit, siç e përshkruan ai vetë, nuk ka fitues. Ka vetëm zhurmë, baltë dhe një publik që sheh një teatër absurd të inateve brenda partisë.