Ish-deputetja dhe gazetarja Grida Duma, në një intervistë për media, ka ofruar një analizë të thelluar mbi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te reforma zgjedhore.
Duke komentuar këtë çështje, ajo vëren një përputhje të qartë mes qëndrimeve të palëve kryesore politike, duke sugjeruar se ato po lëvizin drejt të njëjtit rezultat.
“Ne duhet të kuptojmë çfarë prodhon qasja e pozitës dhe opozitës. Ne duhet të kuptojmë çfarë bëjnë për shqiptarët. Ajo që ne duhet të ndjekim ne. Para zgjedhjeve, Berisha ka propozuar 100 deputetë, pas zgjedhjeve, Rama thotë të shkojmë në 101. Teoria e lojës për të shkuar me shumë mënyra në një rezultat të njëjtë. Ndryshojnë variablin dhe thënë këtë ajo që na habit në këto momente është që të dyja palët duan njëjtën gjë uljen e numrit të deputetëve.
Shqetësimi i Ramës në mandatin e katërt nuk duhet të jetë tjetër, por të ketë lidhje me realitetin, jo ulja e numrit të deputetëve, që të shtojë drejtorët.
Shqetësimi i Berishës nuk duhet të ishin numrat, por mënyra se si zgjidhen këto deputetë. Dy liderët kërkojnë zvogëlimin e atyre të terreneve.
Janë dy ndryshime që lidhen me mënyrën se si ulet terreni politik. Subjektet e reja varen nga mediat dhe frymëzimin e publikut nëpërmjet komunikimit”, tha Duma.
Sa i përket rolit të faktorit ndërkombëtar në reformën zgjedhore, ajo shprehet se ndikimi i tij është më i kufizuar nga sa perceptohet shpesh në opinionin publik.
“OSBE-ODIHR nuk ndryshon gjë në ekzekutiv dhe legjislativ. Ambasada SHBA dhe ambasada e Britanisë së Madhe kanë pas rol në marrëdhënien PS-PD. Sot ka një rënie të interesit për Ballkanin.
Për sa i përket momentit, SHBA e ka vëmendjen te lufta në Iran dhe nuk e ka vëmendjen për të ndërhyrë në Shqipëri. Ne duhet të ikim nga iluzionet që do vijnë ata dhe do të krijojnë zgjidhjen. Zgjidhja dhe pengesa është brenda partive tona. Në këtë kuptim, ndërkombëtarët janë një faktor minor”.
Duke parë përpara, Duma ndalet edhe te konfigurimi i mundshëm politik në vitet në vijim, duke paralajmëruar një lloj stagnimi të skenës politike.
“Ajo që parashikoj unë është se me këtë mpirje që i ka bërë Rama dhe Berisha vendit është se shumica ka tendencën të shkojnë te partitë e PS dhe vetë Rama thonë se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Ndërkohë, PD thotë se ne nuk fitojmë se nuk ka zgjedhje me Ramën. Aksioma e tyre është se ne futemi në zgjedhje, por zgjedhje nuk ka.
Shqetësimi do të ishte platformë ndërkombëtare e PD. Nëse opozita shpreson se të ikurit janë të pakënaqur, duhet të zgjidhë ngërçin e votave, si realizohet votimi elektronik në kohë rekord, etj”.
Në fund, ajo prek edhe situatën brenda opozitës, duke vënë në dukje sfidat e brendshme dhe mungesën e koordinimit mes forcave politike.
“Unë e kam pyerur Berishën që PD a do ketë të njëjtën moshë biologjike, siç është lideri i opozitës. Nuk mund ti them Berishës si ta bëjë partinë, nuk mund t’ia japim këtë leksion. Ka një problem tjetër në të gjithë kampin opozitar, ka një mungesë dakordësie mes partive të vogla opozitare. Nuk kam dyshim që në PD ka njerëz vlera dhe kontribute që mund të bëjnë më shumë, ashtu si në PS që Rama nuk ka nevojë për deputetët e vet sepse e bën çdo gjë vetë. Dy liderët e forcave kryesore politike e kanë mbyllur lojën vetë”, përfundoi Duma.