30-vjeçari i vrarë në Memaliaj: 12 persona merren në pyetje, familjarët heshtin për shkakun

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2026, 10:57

Një përplasje e mbartur prej kohësh ka përfunduar në mënyrë tragjike në Memaliaj, ku humbi jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj gjatë një incidenti me armë zjarri brenda një lokali.

Si autorë të dyshuar identifikohen dy vëllezërit, Donaldo dhe Marjaldo Nela, përkatësisht 29 dhe 27 vjeç (mosha e dytë mund të konfirmohet), të cilët janë shpallur në kërkim. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur rëndë edhe vëllai i tyre, Dali Nela, 25 vjeç, i cili ka marrë disa plagë me armë në trup.

Hetimet paraprake tregojnë se palët ishin të ndara në dy grupe dhe kanë qëlluar ndaj njëra-tjetrës, çka solli pasoja të rënda. Nga kjo përplasje, përveç viktimës, u plagos edhe Dali Nela.

Sipas burimeve, konflikti mes grupeve nuk është i momentit, por i hershëm, ndërsa dyshohet se lidhet me veprimtari të paligjshme, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike. Donaldo Nela rezulton me precedent penal dhe i përfshirë më parë në aktivitete kriminale, përfshirë trafik droge, si pjesë e një grupi të goditur nga policia në vitin 2018. Ai është hetuar gjithashtu edhe për një grabitje në një pikë këmbimi valutor në Tepelenë.

I plagosuri Dali Nela raportohet të ketë lidhje familjare me një fis të njohur në zonë, i cili është përmendur më herët për konflikte të forta, kryesisht të lidhura me trafikun e drogës.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje rreth 12 persona, mes tyre dëshmitarë dhe familjarë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për rrethanat e konfliktit. Ndërkohë, pritet që dëshmia e Dali Nelës të merret pasi gjendja e tij shëndetësore të stabilizohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit