Humb jetën 27-vjeçarja në Shkodër, pak orë pas thirrjes urgjente për ndihmë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 22.04.2026, 10:13

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, pasi 27-vjeçarja për të cilën u bë thirrje urgjente për ndihmë vetëm pak orë më parë, ka ndërruar jetë.

E reja kishte sjellë në jetë binjake, por pas lindjes kishte pësuar hemorragji të rëndë, çka e kishte futur në gjendje kritike shëndetësore. Për këtë arsye, familjarët dhe institucionet përkatëse bënë apel publik për ndihmë të menjëhershme.

Thirrja u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe media, duke sjellë reagim të madh nga qytetarët që u mobilizuan për ta ndihmuar.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe solidaritetit të qytetarëve, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes së rëndë.

Ngjarja ka prekur thellë shumë qytetarë, ndërsa familjarët po përballen me dhimbjen e madhe të humbjes në një moment që duhej të ishte gëzim për ardhjen në jetë të dy foshnjave.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit