Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.04.2026, 10:21

Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e Memaliajt, ku viktimë mbeti 30-vjeçari Endri Goxhaj, i njohur me nofkën “Supe”. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të jetë një atentat i mirëorganizuar dhe jo një konflikt i çastit, pasi viktima ishte ndjekur në mënyrë të vazhdueshme në rutinën e tij të përditshme deri në momentin e ekzekutimit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se Goxhaj është qëlluar me armë zjarri nga 29-vjeçari Donald Nela, i njohur ndryshe si “Tupja”, i cili pas krimit është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela, i cili dyshohet se ndodhej në vendngjarje gjatë momentit të sulmit. Policia ka marrë në pyetje disa persona, ndërsa dëshmitë e tyre mbahen sekret për shkak të ndjeshmërisë së hetimit.

Hetuesit po punojnë mbi disa pista, përfshirë lidhjet e mundshme të autorit me persona të tjerë me precedentë penalë. Donald Nela rezulton të jetë një emër i njohur për policinë dhe konsiderohet si një nga kontaktet e fundit të Erald Muços, shok i Aleksandër Sadikajt. Autoritetet mbeten të rezervuara për detaje të tjera, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit