Tragjedi në Itali, gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 22.04.2026, 09:43

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua është hedhur nga dritarja e banesës së saj së bashku me tre fëmijët e mitur. Si pasojë e ngjarjes, gruaja dhe dy fëmijët e saj humbën jetën, ndërsa vajza 5 vjeç e gjysmë ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Catanzaros, në rrugën Via Zanotti Bianco. Sipas mediave italiane, gruaja u hodh nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, ndërsa mbante në krahë tre fëmijët.

Viktimat janë nëna, një fëmijë 4-vjeçar dhe një foshnjë vetëm 4 muajshe. Ndërkohë, vajza tjetër, 5 vjeç e gjysmë, ka mbijetuar dhe po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin e Catanzaros.

Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas pistës kryesore që po hetohet, dyshohet se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

Policia dhe ekspertët kriminalistikë kanë kryer kontrolle në apartamentin ku jetonte familja, ndërsa rrethanat e plota të tragjedisë mbeten ende nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit