Haradinaj: Kurtit jepja edhe 100% të votave, s’ka ndryshim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.04.2026, 08:42

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti edhe po t’i marrë 100 për qind të votave, nuk do të ketë ndryshim.

“Është shumë e çuditshme kur dikush i merr 50 për qind, dhe nuk e shfrytëzon me ecë përpara, por bën kriza, probleme, sillet si po sillet, kemi të bëjmë me një rast specifik. Një situatë jo të zakonshme demokratike.

Një njëri që ka prirjte të çuditshme, prirjen e kapjes. Ne më 9 shkurt morëm votë më shumë se ai, opozita së bashku, ai e bëri këtë kohën e gjatë të pritjes, kamuflimet, dhe ai mori më shumë se ne, se opozita shqiptare. Tani po na dërgon sërish në zgjedhje, nuk e di pse më.

Edhe 100 jepja këtij njeriut, nuk ka ndryshim, ai qasjen e ka të tillë. Po e bëjmë mbret, po e bëjmë diktator, po e bëjmë çka të duash, kjo qasje nuk të ecë përpara e as kah zhvillimi i proceseve”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit