Artan Behrami publikon një foto të Hashim Thaçit: Po vjen…

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.04.2026, 08:38

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të këtij të fundit.

Behrami është shprehur shkurtimisht në ‘Facebook’: “Po vjen…”.

Reagimi i tij vjen pas seancës së sotme, ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci u shpreh se uron që Thaçin “ta përcjellë i njëjti fat” sikurse ai i Naim Murselit, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, shkruan Insajderi.

“Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat“, deklaroi ai.

Afati për njoftimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është 19 maj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit