Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për një nënë të re në Shkodër, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas lindjes.
Sipas informacionit të shpërndarë edhe nga Kryqi i Kuq në Shkodër, bëhet fjalë për një 27-vjeçare, në ditën e parë pas lindjes (post partum), e cila ka pësuar hemorragji të rëndë dhe ka nevojë urgjente për gjak të grupit 0 negativ.
Mësohet se e reja ka sjellë në jetë binjake, por komplikacionet pas lindjes kanë bërë që gjendja e saj të përkeqësohet, duke rrezikuar jetën.
Kushdo që ka mundësi të dhurojë gjak 0 negativ, lutet të paraqitet sa më shpejt pranë Bankës së Gjakut në Spitalin e Shkodrës.
Ky është një moment kritik, ku solidariteti mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes për një nënë të re.
Çdo ndihmë është jetike!