Urgjente në Durrës/ Zhduket 70-vjeçarja, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2026, 23:11

Një rast shqetësues është raportuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët denoncojnë humbjen e një të moshuare në Durrës.

Bëhet fjalë për 70-vjeçaren Fidarie Muca, e cila sipas të afërmve është larguar nga shtëpia rreth orës 16:40 dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më.

Familjarët bëjnë me dije se ajo është parë për herë të fundit në zonën e Shkozetit, jo shumë larg banesës së saj, ndërsa më pas nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.

Rasti është denoncuar në polici, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e saj.

Kushdo që ka parë apo ka informacion për 70-vjeçaren, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 68 360 0790.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për ta kthyer sa më parë pranë familjes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit