“Drejtuesit e Policisë janë “aksionerë” në veprimtari kriminale”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.04.2026, 22:12

Partia Demokratike ka reaguar me tone të forta ndaj asaj që e cilëson si përfshirje të drejtuesve të policisë në aktivitete të paligjshme, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta për lidhje me krimin e organizuar.

Në deklaratën e saj, PD shprehet se “CV-ja e ‘pasur’ me horrllëqe e armiqve të opozitës” përfshin figura të rëndësishme në strukturat e rendit, të cilët sipas saj janë të implikuar në veprimtari kriminale që shtrihen nga narkotrafiku deri te lojërat e fatit.

Sipas kësaj force politike, këta individë jo vetëm që kanë abuzuar me detyrën, por kanë dëmtuar drejtpërdrejt interesat e qytetarëve. PD thekson se emrat e tyre janë të njohur dhe nuk do të mund të fshihen pas kohës apo harresës publike.

“Emrat e tyre nuk do i rehabilitojë koha dhe as do i shpëtojë harresa. Ne i kemi memorizuar cilët janë. Secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi për çka i ka shkaktuar qytetarëve,” thuhet më tej në reagim.

Deklarata vjen në një klimë të tensionuar politike, ku akuzat për lidhje mes institucioneve shtetërore dhe krimit të organizuar vijojnë të jenë në qendër të debatit publik. PD kërkon hetime të plota dhe transparencë, ndërsa bën thirrje për përgjegjësi ligjore ndaj çdo zyrtari të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit