Vrasja në Memaliaj: Identifikohen viktima dhe autori, 30-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2026, 22:02

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj, ku një 30-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, pas një konflikti mes palëve. Dyshohet se autori, 29-vjeçari Donald Nela, ka qëlluar me armë ndaj 30-vjeçarit Endi Goxhaj alias Shehu. Ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Darjo Nela, i cili sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk është e qartë se si ai ka marrë plagët.

Pas krimit, autori është larguar me automjet nga vendngjarja, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje për kapjen e tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë krim të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit