Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për një viktimë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2026, 21:14

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë një person, i identifikuar si 33-vjeçari Endri Goxhaj alias Shehu.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Aktualisht po punohet për identifikimin e autorit apo autorëve, si dhe për sqarimin e motiveve që çuan në këtë krim të rëndë.

Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit