Një operacion masiv i Prokurorisë së Posaçme ka tronditur themelet e pasurisë së vënë përmes lidhjeve me pushtetin, duke çuar në sekuestrimin e plot 41 pasurive që llogariten në një vlerë prej mbi 40 milionë eurosh.
Në shënjestër të SPAK kanë rënë personazhe të njohur si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, pasuri të cilat dyshohet se janë produkt i një veprimtarie të gjerë kriminale që përfshin korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i ekzekutuar këtë të hënë, ka vënë nën sekuestro një listë të gjatë pronash që shtrihen nga zonat më luksoze të Tiranës e deri në bregdetin e jugut, duke përfshirë jahte, vila në komplekse elitare dhe sipërfaqe të pafundme pyjore.
Për Ergys Agasin, i cili shpesh është cilësuar në qarqet politike si një koordinator kyç, SPAK ka renditur rreth 30 pasuri të sekuestruara. Lista është mbresëlënëse dhe përfshin dhjetëra hektarë sipërfaqe pylli në zonën e Petrelës, ku në shumë prej këtyre parcelave janë ngritur edhe ndërtesa një e dy-katëshe.
Agasit i janë bllokuar gjithashtu troje e ndërtesa në Lundër, apartamente dhe garazhe të shumta në Tiranë dhe Durrës, si dhe një pronë në zonën turistike të Gjilekës në Vlorë. Përveç pasurive të paluajtshme, atij i është sekuestruar edhe një automjet luksoz i tipit "Land Rover Defender" i vitit 2023, bashkë me llogaritë bankare në disa institucione financiare.
Nga ana tjetër, pasuritë e Ermal Beqirit dëshmojnë një stil jete po aq luksoz dhe të dyshimtë. Mes aseteve të sekuestruara spikat mjeti lundrues, jahti i quajtur “Skyfall”, i cili simbolizon majën e këtij investimi të pajustifikuar.
Beqirit i janë bllokuar gjithashtu troje në zonën ekskluzive të "Green Coast" në Palasë, një vilë në kompleksin "Rolling Hills" në Tiranë, apartamente në Golem dhe njësi shërbimi në kryeqytet. Hetimi ka përfshirë edhe bllokimin e llogarive bankare dhe aksioneve në disa subjekte tregtare, duke e zhveshur plotësisht nga kontrolli mbi këto asete miliona euroshe.
Ky procedim penal i vitit 2025 ka zbardhur një skemë komplekse ku përfshihen edhe emra të tjerë si Mirlinda Karçanaj, së cilës i janë sekuestruar apartamente te rruga "Dervish Hima" dhe rruga e "Kavajës", ullishte në Sauk dhe llogari bankare.
Operacioni ka prekur edhe shuma të mëdha monetare në subjektin "F" sh.p.k., ku personave nën hetim u janë bllokuar qindra miliona lekë të depozituara. Sipas SPAK, këto pasuri janë rrjedhojë e shkeljes së barazisë në tendera, korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë dhe konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti që ka tjetërsuar miliona euro nga fondet publike në pasuri private.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:
“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupittë strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëvepublikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë”I kryer nëbashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuarkriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatakriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe334 të Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Në ngarkim të personit nën hetim M. K:
– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;
– Llogari bankare në BKT
– Disa Llogari bankare në OTP Bank
Në ngarkim të personit nën hetim E.A:
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;
– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;
– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;
– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;
– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;
– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;
– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;
– Pasuria e llojit apartament, Durrës;
– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall;
– Pasuria me nr.6/756, truall;
– Pasuria e llojit, apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit apartament;
– Pasuria e llojit garazh;
– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;
– Automjet Land Rover Defender 2023;
– Subjekti “E.A.S;
– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;
Në ngarkim të personit nën hetim E.B:
– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;
– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;
– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;
– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë
– Apartament në Golem, Kavajë;
– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;
– Subjekti “S.S” sh.p.k.;
– Subjekti “H” sh.p.k.;
– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;
– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;
– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;
Në ngarkim të personit nën hetim G.H:
– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
Në ngarkim të personit nën hetim A.P:
– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;
– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;
Në ngarkim të personit nën hetim E.J:
– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;
Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyreështë mbi 40 (dyzet) milion euro.
Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare tëHetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimittë Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara përbashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.
Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.