Makina e garës del nga pista dhe përplas turmën, vdes 25-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2026, 21:56

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë Rally Sudamericano në provincën Córdoba të Argjentinës, ku një makinë garash ka dalë nga pista duke u përplasur me spektatorët.

Incidenti ndodhi në zonën e Mina Clavero, gjatë një etape me shpejtësi të lartë, kur një Volkswagen Polo, i drejtuar nga dy pilotë nga Paraguai, humbi kontrollin dhe devijoi nga rruga. Mjeti u përmbys disa herë dhe përfundoi drejt zonës ku ndodheshin qytetarët që po ndiqnin garën.

Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa të paktën dy persona të tjerë, mes tyre një grua dhe një vajzë, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital. Njëra prej të plagosurave raportohet se ka pësuar frakturë në këmbë.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momentet dramatike kur makina del jashtë kontrollit dhe rrotullohet me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar panik mes spektatorëve që ndodheshin shumë pranë pistës.

Pas aksidentit të rëndë, organizatorët vendosën të ndërpresin menjëherë garën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit dhe për të verifikuar masat e sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit