I vetëm dhe i ulur në një cep rruge, a e njeh kush këtë gjyshin e humbur?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.04.2026, 20:33

Një i moshuar është gjetur pak më parë i vetëm dhe i humbur në një cep rruge, në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamja e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ai qëndron i ulur në trotuar, dukshëm në gjendje jo të mirë emocionale.

Sipas personave që e kanë konstatuar, i moshuari nuk flet dhe nuk ka mundur të japë asnjë informacion për identitetin apo familjarët e tij.

Situata e tij ka prekur qytetarët që e kanë parë nga afër, pasi duket i përhumbur dhe i pafuqishëm për të komunikuar apo për të kërkuar ndihmë.

Nëse dikush e njeh këtë të moshuar ose ka informacion për familjarët e tij, ju lutemi të paraqiten sa më parë pranë zonës ku është gjetur, ose të kontaktojnë autoritetet përkatëse.

Raste të tilla kërkojnë reagim të menjëhershëm, pasi çdo minutë është e rëndësishme për ta kthyer pranë njerëzve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit