Pronari shqiptar i një lokali në Greqi rreh barbarisht kamarieren bashkëkombase

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.04.2026, 18:08

Një ngjarje shqetësuese është raportuar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku një shtetas shqiptar në Patra përballet me akuza për dhunë fizike ndaj një punonjëseje të tij.

Sipas denoncimit dhe materialeve filmike që janë në dispozicion të redaksisë, pronari i një lokali, Vilson Dunisha, ka ushtruar dhunë ndaj kamarieres së tij, gjithashtu me origjinë shqiptare. Në pamje, ai shfaqet duke hyrë në ambientet e lokalit dhe duke e goditur me shkelma dhe grushte në fytyrë.

Burimet bëjnë me dije se pas incidentit në ambientin kryesor, punonjësja është dërguar në pjesën e magazinës, ku dhuna ka vijuar. Po sipas dëshmisë, ngrihen edhe pretendime për sjellje të përsëritura abuzive ndaj saj, po sipas denoncuesve pronari e përdor vajzën për të prostitucion në ambiente e këtij lokali, akuza të cilat mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente.

Rasti është referuar pranë Policisë Greke, ndërsa denoncuesit theksojnë se deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe hetim të plotë të ngjarjes.

JOQ Albania disponon pamje edhe më të rënda të dhunës të cilat nuk mund të publikohen teksa i bën thirrje ambasadës në Greqi të marrë masa të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit