Një tjetër skemë mashtrimi po qarkullon në Shqipëri përmes mesazheve SMS, ku qytetarët mashtrohen në emër të portalit e-Albania.
Mesazhet pretendojnë se marrësi ka gjoba të papaguara për automjetin dhe e ftojnë të klikojë në një link për të kryer pagesën, shpesh duke ofruar edhe “ulje” të menjëhershme. Në fakt, bëhet fjalë për faqe të falsifikuara që synojnë të vjedhin të dhëna personale dhe bankare.
Autoritetet theksojnë se këto njoftime nuk kanë asnjë lidhje me e-Albania apo institucione shtetërore dhe paralajmërojnë qytetarët të jenë vigjilentë.
Si të mbroheni: Mos klikoni në linke nga numra të panjohur;
Mos ndani të dhëna personale apo bankare në faqe të pasigurta;
Mos u ndikoni nga mesazhe që krijojnë urgjencë apo presion.
Për çdo shërbim, përdorni vetëm faqen zyrtare: https://e-albania.al
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, Doja te raportoja nje rast qe sapo me ndodhi personalisht. Ju lutem postojeni te njoftoni qytetaret se nese i vjen nje mesazh sms gjasme nga e-albania duke thene se automjeti juaj ka marre gjobe dhe me nje link i cili ju kerkon shumen e gjobes me pretekstin se do ta fitoni me 50% ulje. Ne nuk kemi asnje automjet ne familje per momentin dhe kjo eshte sade nje skem mashtrimi. Ju lutem informoni qytetaret qe te mos genjehen lehte. Numri i telefonit te tyre ishte me prefiks +91. Nuk e kam mesazhin me screenshot, duke qene se i !bera direkt report. Faleminderit!
