Ndërrohen rolet: Makinat qëndrojnë mbi trotuar, njerëzit ecin në rrugë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.04.2026, 15:35

Një shqetësim serioz është ngritur nga qytetarët në zonën pranë Spitali Francez, ku trotuaret janë pushtuar plotësisht nga automjetet e parkuara, duke e bërë thuajse të pamundur lëvizjen për këmbësorët.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, situata përkeqësohet ndjeshëm çdo ditë rreth orës 09:00, kur rruga bllokohet nga të dyja anët. Makinat parkohen mbi trotuar, duke lënë pa asnjë hapësirë për kalimtarët, të cilët detyrohen të zbresin në rrugë mes trafikut për të vijuar lëvizjen.

Banorët dhe kalimtarët e përditshëm e përshkruajnë situatën si “tmerruese”, sidomos për të moshuarit, fëmijët apo personat me karroca, për të cilët kalimi bëhet pothuajse i pamundur dhe i rrezikshëm.

Ironikisht, në një zonë kaq të ndjeshme si ajo pranë një spitali, ku lëvizja e lirë dhe siguria duhet të jenë prioritet, trotuaret janë kthyer në parkim të improvizuar, ndërsa këmbësorët mbeten të fundit që merren në konsideratë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të vendosur rregull dhe për të rikthyer funksionin bazë të trotuareve: atë të shërbimit për njerëzit, jo për makinat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit