Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin për një situatë të rrezikshme në shëtitoren kryesore përgjatë bregut të Drinit.
Sipas tij, çdo ditë, disa persona mes tyre edhe të mitur, zhvillojnë gara me skutera në këtë zonë, duke rrezikuar seriozisht jetën e fëmijëve dhe familjarëve që frekuentojnë shëtitoren.
Qytetari shprehet se policia është njoftuar dhjetëra herë, por sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim konkret nga ana e autoriteteve. Ai thekson se frika është rritur deri në atë pikë sa shumë prindër hezitojnë të dalin me fëmijët për shëtitje.
Qytetari apelon për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të garantuar sigurinë publike dhe për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.
Denoncimi i qytetarit:
Ju lutem postoni ne faqen tuaj se ne shetitoren kryesore ne lezhe ne breg te Drinit po vene ne rrezik jeten e femijeve gjith diten me skutera bejne gara dhe e kemi marre policine 100 here dhe as nuk e vene ujin ne zjarr ju lutem publikonje se po vene ne rrezik jeten e femijeve. Por me shqeteson se e kemi marre 100 here sallen operative dhe nuk reagojne fare memi frike te dalim me femije ne shetitore. Policia e di se i kemi marre 100 here dhe nuk reagojne fare
Kjo qe kam nis eshte vetem nje pjes shum e vogel kemi frik te nxjerrim femijet ne shetitore krahu tjeter i shetitores eshte bosh dhe nuk dalin nga krahu tjeter fare vetem te ky krah qe eshte plot me femije policia nuk egziston fare 100 here e marrim dhe nuk levizin fare