Zbardhet ‘misteri’: Kush është 36-vjeçari që hapi “tunelin” pranë varrit në Lushnje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.04.2026, 14:26

Është zbardhur rasti i dëmtimit të një varri në varrezat e qytetit të Lushnjës, ku dyshohet se janë prekur eshtrat e një gruaje të varrosur aty, pas hapjes së një grope nëntokësore.

Policia bën me dije se autori i dyshuar është 36-vjeçari Edison Ngresi, i cili raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Lushnjës për veprime të mëtejshme.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 10:00 nga roja i varrezave, i cili ka vënë re dëmtime në pjesën e sipërme të një varri. Dyshohet se gërmimi është kryer nga shtetasi Ngresi, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas të dhënave paraprake, i njëjti person ka qenë edhe më herët problematik në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit