Një ngjarje e pakëndshme është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Rruga Reshit Collaku, ku një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar tre automjete të parkuara.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, burri, i cili shihet me kapelë, kalon pranë makinave dhe i gërvisht me një çelës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për pronarët.
Ngjarja ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët theksojnë se raste të tilla nuk duhet të kalojnë pa u trajtuar, pasi mund të përsëriten dhe të prekin edhe qytetarë të tjerë.
Me një ironi të lehtë, mund të thuhet se “gjurmët” që la pas nuk janë ato që do donte dikush të linte në qytet, por pasoja që kushtojnë dhe krijojnë vetëm shqetësim.
Apeli shkon për këdo që mund ta njohë personin në video: çdo informacion do të ndihmonte në identifikimin e tij dhe në parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, Sot ne mengjes, nje person i paidentifikuar vjen nga rruga dhe gervish me celes 3 makina te parkuara ne postet e tyre. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Reshit Collaku. Nese e njeh dikush personin ne video, do ishim mirenjohes te na ndihmonin ta identifikonim pasi kjo mund t’i ndodhi dikujt tjeter neser pasneser. Faleminderit.