Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar trajtimin që po i bëhet një rasti brenda një reparti ushtarak në Korçë, ku një ushtar(e) (për të mos treguar gjininë) me probleme të dokumentuara shëndetësore po detyrohet të kryejë aktivitete fizike pavarësisht rekomandimeve mjekësore.
Qytetari ka treguar se ushtari në fjalë është diagnostikuar me skoliozë dhe dëmtime të rruazave të shtyllës kurrizore, diagnozë që është konfirmuar nga disa mjekë specialistë përmes ekzaminimeve dhe analizave përkatëse, që JOQ ALBANIA i siguron si dokumente.
Në këto dokumente mjekësor, thuhet se atij i është rekomanduar shmangia e aktivitetit fizik të rëndë, përfshirë vrapimet, marshimet në terren malor dhe mbajtjen e peshave, deri në një rivlerësim të plotë shëndetësor.
Menjëherë pas ekzaminimeve të kryera, ky dokumentacion është dorëzuar pranë komandës dhe infermierisë së repartit, ku sipas tij është evidentuar edhe nga personeli shëndetësor ushtarak nevoja për përjashtim nga aktivitetet fizike.
Megjithatë, komandantët e repartit kanë vijuar me kërkesat për pjesëmarrje në stërvitje intensive dhe marshime, duke mos marrë parasysh rekomandimet mjekësore.
Në denoncimin e tij, qytetari përmend me emra komandot që i bëjnë presion ushtarit, i cili në një rast ka humbur ndjenjat gjatë shërbimit dhe është transportuar në spital me tension të ulët, 8 me 4.
Ai thotë se ky rast ngre shqetësime për mënyrën e vlerësimit të gjendjes shëndetësore të personelit dhe për raportin mes urdhrave ushtarakë dhe rekomandimeve mjekësore, duke kërkuar ndërhyrje dhe verifikim të situatës nga autoritetet përgjegjëse.
Sipas tij çështja është adresuar te strukturat përkatëse brenda repartit, ndërsa pretendon se pavarësisht kësaj, aktivitetet fizike ndaj ushtarit kanë vijuar.
Denoncimi i qytetarit:
Pershedetje joq! Doja te ndaja nje shqetesim me ju ne lidhje me ushtrine ne korce! Para disa ditesh nje ushtar i atij regjimenti eshte kuruar dhe diagnostikohet me semundjen e shtylles kurrizore (skoioze) demtim te rruazave te shtylles kurrizore ku tre specialiste mjek e kane vertetuar me ane te grafise ilaceve dhe anlizave te tjera qe jane bere
Ky ushtar ka shpene prane komandes te gjitha kartat e nevojshme ku shkruhet e zeza mbi te bardhe qe nuk duhet te beje pergatitje fizike lodhe dhe pesha ecje ne mal ,me pak fjale te perjashtohet nga te gjitha aktivitetet fizike per nje afat te pacaktuar deri ne momentin qe doktoret perkates te japin nje verdit per gjendjen e te semurin nese eshte kuruar plotesisht ose jo
Te gjitha kartat jane dorezuar konfort rregullave prane infermierise te ushtrise ku dhe infermierja dhe infermieri i ushtrise e kane lene me shkrim tek komandantet perkates te ketij ushtari qe ky person duhet te perjashtohet nga aktivitetet fizike per shkak te kesaj semundjeje
Por keta as kane denjuar fare te marrin parasysh semundjen e personelit dhe komandantet borano zeqollarri dhe stavri isa i kerkojne me ngulm te dali dhe te beje stervitje intensive kur fare mire kartat jane te shkrojtura e zeza mbi te bardhe
Tani une nuk kuptoj jane keta mbi doktorin apo jane keta doktoret qe e vertetojne semundjen. Madje per me teper i bejne presion duke ju referuar me ligje qe ka shkelur urdherin ushtarak per stervitje intensive kur fare mire doktori ia ka ndaluar kete gje
Ju lutem publikojeni pak kete rast sepse eshte me te vertete nje rast shqetesues ku komandantet dalin mbi doktorin dhe nuk ju intereson ana njerezore fare por i perdorin si makineri deri sa te vdesin fare nje dite atje. Ky shtremberim i shtylles kurrizore ka erdhur per shkak te peshave te renda qe mbajne mbi kurriz
Per me teper para 2 muajsh ushtarit i ka rene te fiket ne pune e kane cuar ne spital me tension 8 me 4. Ka erdhur aty shefi i repartit Grabon Kollcinaku e ka pare qe gjendja u stabilizua dhe ka thene
Emo ska asgje se tension 8 me 4 eshte
Kur fare mire me tension 8 me 4 njeriu vdes
Aty jane harbuter dhe njeres pa shpirt qe nuk shikojne njerezit si fillim por i perdorin njerezit si makineri lufte derisa te vdesin nje dite atje
Ne momentin qe po flasim ushtarin ne fjale e morren ne marshim bashke me peshat qe kane armen bombat jelekun antiplumb dhe gjithe armatimin perkates qe kane kur fare mire doktori e ka cilesuar qe mos mbaje pesha dhe nuk duhet te ngjise malin dhe asnje aktivitet fizik
Sapo mu raportua qe ushatari ka folur me komandant Borano Zeqollari dhe Stavri Isa dhe ata i kane thene qe nuk me intereson fare ne je semure ose je. Tani nuk dime kush eshte i pari atje doktori qe leshon rekomandimin apo keta. Mbi vulen e doktorit nuk del askusj cilet jane keta qe dalin mbi doktorin
Keta tre emra duhet te dalin tek publikimi we ta marrin vesh se cfare po behet atje
Borano Zeqollari komandant i kompanise te dyte toga e trete K2T3
Stavri Isa zvendes komandant i oompanise te dyte toga e trete ne mosprezence te Boranit eshte ky
Dhe shefi i shtabit te batalionit te kembesorise Grabon Kollcinaku