Ministri i Bujqësisë: Aplikoni dhe fitoni 70 mijë lekë po mbarështuat 5 derra

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2026, 13:03

Për herë të parë, falë Rilindjes sektori i mbarështimit të derrave do të përfshihet në skemat mbështetëse shtetërore, duke shënuar një zhvillim të ri për blegtorinë në vend. Nisma u prezantua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në zonën e Vaut të Dejës.

Ministri theksoi se një kërkesë e hershme e fermerëve tashmë është reflektuar në politikat konkrete të mbështetjes.

“Premtimi i dhënë për mbështetjen e këtij sektori është mbajtur dhe shumë shpejt do të nisin edhe aplikimet,” u shpreh ai.

Sipas skemës së re, çdo fermer që mbarështon më shumë se 5 dosa do të përfitojë një mbështetje financiare prej 7,000 lekësh, një stimul që synon të rrisë prodhimin vendas dhe të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit