Katër shtetas egjiptianë, banues në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohen për vjedhje.
Sipas burimeve zyrtare, denoncimi është bërë më 20 prill në Komisariatin e Policisë në Peqin, ku raportohet se është marrë një automjet nga ambientet e një kompanie ndërtimi në fshatin Uruçaj.
Policia bëri të ditur se specialistët e hetimit të krimeve kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë identifikuar katër të dyshuarit, për të cilët është shpallur kërkimi.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për gjetjen e mjetit të vjedhur, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.