FMN: Rritje ekonomike në Europë, Shqipëria ende në fund të listës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.04.2026, 10:11

Projeksionet e FMN-së parashikojnë rritje të ndjeshme të PBB-së për frymë në Europë deri në vitin 2030, por pa ndryshime të mëdha në renditje, sidomos kur matet sipas fuqisë blerëse.

Megjithëse ekonomitë pritet të rriten, kjo nuk do të thotë se vendet po afrohen me njëra-tjetrën, pasi zhvillimi ndodh paralelisht. Për këtë arsye, pozicioni relativ në renditje mbetet më domethënës se vetë shifrat.

Sipas analizës së “World Economic Outlook”, Irlanda pritet të kryesojë renditjen sipas fuqisë blerëse deri në 2030, duke lënë pas Luksemburgun, ndërsa Norvegjia, Zvicra dhe Danimarka mbeten në krye. Ndër ekonomitë e mëdha, Gjermania renditet më lart, e ndjekur nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në anën tjetër, vendet kandidate për në BE dominojnë fundin e listës, me përjashtim të Turqisë që pozicionohet më lart. Shqipëria mbetet në pjesën e poshtme të renditjes, me përmirësim të lehtë, por pa arritur të ngushtojë ndjeshëm hendekun me vendet më të zhvilluara.

Diferencat bëhen edhe më të dukshme në terma nominalë, ku hendeku mes vendeve më të pasura dhe atyre më të varfra mbetet i thellë. Edhe brenda Bashkimit Europian vijojnë pabarazitë, me vendet veriore dhe perëndimore në avantazh të qartë.

Në tërësi, panorama ekonomike e kontinentit nuk pritet të ndryshojë rrënjësisht deri në vitin 2030: vendet më të zhvilluara ruajnë epërsinë, ndërsa ekonomitë në zhvillim, përfshirë Shqipërinë, vijojnë rritjen, por me ritme të pamjaftueshme për të kapur shpejt diferencën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit