Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.04.2026, 09:56
Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 5 në Kukës. Sipas policisë, mjeti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet Rr. P., banues në këtë qytet.
Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë prekur edhe dy makina të tjera të parkuara pranë, duke u shkaktuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR