Një thirrje urgjente për ndihmë vjen nga Shkodra, ku familjarët e një nëne të re që sapo ka sjellë në jetë binjakë kërkojnë donatorë gjaku për t’i ardhur në ndihmë.
Sipas informacionit të dërguar pranë redaksisë sonë, gruaja ka pësuar hemorragji pas lindjes dhe gjendja e saj paraqitet e rëndë. Familjarët bëjnë me dije se nevojitet urgjentisht gjak i grupit 0 negativ ose A negativ.
Ata shprehen se situata është kritike dhe kërkojnë solidaritet nga qytetarët që kanë mundësi të ndihmojnë sa më shpejt.
Të gjithë personat që disponojnë këto grupe gjaku dhe mund të kontribuojnë, mund të kontaktojnë në numrin:
Çdo minutë ka rëndësi.