Qepa hidhet në kanale, fermerët e Maliqit pa treg dhe me humbje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.04.2026, 09:32

Fermerët e zonës së Maliqit, sidomos në Pirg dhe Zvirinë, po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre.

Të mbjellat e qepës kanë mbetur stok, pa u shitur, ndërsa një pjesë e mirë e tyre po dëmtohet dhe përfundon duke u hedhur. Fermerët shprehen se çmimi që u ofrohet aktualisht, rreth 20 lekë për kilogram, është shumë i ulët dhe nuk justifikon shpenzimet e kryera gjatë gjithë sezonit.

Sipas tyre, situata është rënduar edhe nga hyrja në treg e produkteve të importuara, të cilat po ulin kërkesën për prodhimin vendas.

Të pakënaqur nga kjo gjendje, disa prej tyre kanë reaguar me forma simbolike proteste, duke hedhur qepët në tokë dhe në kanale vaditëse, si një mesazh kundër vështirësive që po përjeton sektori.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet, me masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendas dhe lehtësimin e shitjes së produkteve bujqësore në tregun e brendshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit