Sakrificat e djemve për dashurinë: I riu sfidon trafikun me arushin gjigant mbi motor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.04.2026, 22:10

Një moment sa i pazakontë, aq edhe simpatik ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, i filmuar pasditen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.

Protagonist është një djalë që duket se ka vendosur të bëjë një “çmenduri” të vogël për dashurinë, duke transportuar mbi motor një arush gjigant prej pellushi, me shumë gjasa dhuratë për të dashurën.

Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve, jo vetëm për gjestin romantik, por edhe për vështirësinë e manovrimit. Përmasat e arushit janë aq të mëdha sa në disa momente pothuajse mbulojnë drejtuesin e motorit, duke e kthyer këtë në një “sfidë logjistike” më vete në mes të trafikut.

Megjithatë, djali nuk është ndalur, duke vazhduar rrugën me kujdes drejt destinacionit të tij, në një “mision” që për shumëkënd përkthehet thjesht: dashuri.

Në një kohë ku shpesh flitet për mungesë romantizmi, kjo skenë në rrugët e kryeqytetit tregon të kundërtën. Sepse kur vjen puna te ndjenjat, asnjë pengesë, madje as një arush gjigant, nuk duket e pamundur.

Dhe pyetja që lind natyrshëm nga këto pamje është: kush është vajza me fat që do e ka marrë këtë surprizë kaq të veçantë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit