“Vjedhja” e padukshme: Pse 2.1€ naftë rëndon më shumë në Tiranë sesa në Berlin?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.04.2026, 20:20

Çmimi i naftës ka shkuar në 2.1 Euro, dhe shpesh dëgjojmë se "aq kushton edhe në Europë". Por kjo është një kurth! Nëse llogarisim sa na dhëmb xhepi në raport me rrogën, ne shqiptarët e paguajmë naftën dy herë më shtrenjtë se një europian.

Ja llogaria e thjeshtë që nxjerr zbuluar këtë realitet:

1. Kush e ndjen më shumë "djegien"?

Imagjinoni dy punëtorë: Njërin në Shqipëri me rrogë 870 Euro (sipas INSTAT) dhe tjetrin në Europë me rrogë 1700 Euro.

  • Në Shqipëri: Kur paguajmë 2.1 Euro për një litër naftë, ne japim një copë të madhe të rrogës sonë.
  • Në Europë: Që një europian (me rrogë 1700 Euro) ta ndjente naftën po aq shtrenjtë sa ne, me rregull treshi, ai duhet ta blinte litrin me plot 4.10 Euro!

Pra, sa herë që mbushim makinën me 2.1 Euro, ne në fakt po ndjejmë të njëjtën "gropë" në buxhet që do të ndjente një europian sikur ta blinte naftën me 4.10 Euro.

2. Sa duhet të ishte çmimi që të ishim "barazim"?

Nëse do të kishte drejtësi dhe do të paguanim aq sa na mban xhepi (njëlloj siç paguan një europian me rrogë 1700 Euro):

  • Litri i naftës në Shqipëri nuk duhet të kushtonte 2.1 Euro, por vetëm 1.07 Euro (rreth 1,100 lekë të vjetra).

Pse ky lajm ka rëndësi?

Shifra në tabelë (2.1 Euro) mund të jetë e njëjtë me vendet e BE-së, por pesha e saj mbi rrogën tonë është tjetër gjë. Për një shqiptar, nafta nuk është thjesht karburant, është një kosto që i merr bukën e familjes trefish më shpejt se sa një qytetari në Berlin apo Paris.

Shkurt e shqip: Ne kemi çmime për rroga 1700 euro, por jetojmë me rroga 870 euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit