Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.04.2026, 18:10
Pak ditë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi shqetësimin e një nëne lidhur me praninë e disa grave me shami, të cilat u afrohen fëmijëve të pashoqëruar dhe i pyesin për gjëra të thjeshta në gjuhën angleze.
Sipas kësaj nëne, por edhe denoncimeve të shumta të mbërritura në redaksi, qëllimi i afrimit të këtyre individëve pranë fëmijëve ngre dyshime dhe nuk perceptohet si i pafajshëm apo paqësor.
Një tjetër rast është raportuar ditën e sotme, ku disa nxënës të shkollës “Katundi i Ri” kanë vënë re praninë e të njëjtave gra pranë institucionit, duke përsëritur të njëjtin veprim – afrimin ndaj fëmijëve.
Sipas dëshmive, ato qëndronin pranë një automjeti para hyrjes së shkollës, duke vëzhguar fëmijët. Në momentin që janë pikasur nga stafi mësimor, i cili ka reaguar menjëherë duke dalë jashtë, gratë janë larguar me shpejtësi, duke shtuar edhe më shumë dyshimet tek mësuesit.
Në emër të prindërve që kanë ngritur këtë shqetësim, redaksia e JOQ Albania u bën thirrje institucioneve përkatëse, përfshirë Policinë e Shtetit dhe drejtorit Skënder Hita, të ndërhyjnë me masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e fëmijëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR