Qytetari pyet: A është normale që polici të mbajë një zinxhir kaq të trashë floriri?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.04.2026, 16:41

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur një pyetje që, sipas tij, meriton një reflektim më të gjerë nga opinioni publik. Ai kërkon një përgjigje jo vetëm nga institucionet përkatëse, por edhe nga vetë qytetarët.

Sipas rrëfimit të tij, teksa ishte duke lëvizur në një nga rrugët e kryeqytetit, vëmendjen ia ka tërhequr një efektiv i policisë rrugore. Ajo që e ka bërë këtë rast të veçantë, nuk ka qenë veprimi i policit në ushtrimin e detyrës, por pamja e tij: një zinxhir i trashë floriri i vendosur në qafë, i cili, sipas qytetarit, krijonte një kontrast të fortë me figurën që përfaqëson një uniformë shtetërore.

Ai shprehet se një paraqitje e tillë i është dukur më e përshtatshme për individë jashtë standardeve të një funksionari publik, duke e krahasuar me stilin e një “rrugaçi”, siç e cilëson ai vetë. Kjo situatë e ka shtyrë të ngrejë pyetjen: a është normale dhe e pranueshme që një punonjës policie të mbajë aksesorë të tillë të dukshëm dhe të theksuar gjatë ushtrimit të detyrës?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit