Lotët e çobanit: Gjorica në dorë të Serbisë, s’na lanë vend për varre

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.04.2026, 16:28

Në Gjoricë të Bulqizës, një çoban i fshatit, Hamza Markja ka shkruar një poezi që tregon dhimbjen dhe zemërimin e banorëve për tokat që po u merren. Poezia, e lexuar nga Ylber Cami, flet për humbjen e kullotave dhe livadheve që banorët thonë se po u kalojnë privatëve për ndërtim panele diellore. Në vargjet e saj, poezia sjell ndjesinë e padrejtësisë. Banorët e Gjoricës thonë se po përballen sërish me një luftë për tokën, ku vendimet merren pa dëgjuar zërin e tyre dhe pa transparencë.

Sipas banorëve, problemi lidhet me projektin për ndërtimin e një parku fotovoltaik në rreth 42 hektarë tokë kullosore në Gjoricë të Poshtme, i miratuar nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës dhe më pas i kaluar te kompania “Gjonaj Group Holdings” e biznesmenit Marin Gjonaj, i njohur si broker energjie dhe i afërt me ish- zv/kreyministren dhe ish- ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Ballukun dhe kryebashkiaken e Bulqizës Festime Mjeshtrin. Ata pretendojnë se toka fillimisht u prezantua si projekt lokal, por më pas u privatizua, me mbështetje të institucioneve vendore, përfshirë Bashkinë e Bulqizës. Banorët shprehen se ky projekt po rrezikon blegtorinë dhe jetesën e zonës, ndaj kanë paralajmëruar protesta për të mbrojtur tokat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit