Fieraku bëhet tapë dhe merr policinë në telefon: Ejani se vrava gruan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.04.2026, 15:24

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Fierit, pasi një person ka njoftuar sallën operative se kishte vrarë bashkëshorten në fshatin Dukas të Patosit. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën.

"Ejani se vrava gruan time", ka qenë kjo telefonata.

Në terren kanë mbërritur efektivë nga komisariati i Patosit dhe Fierit, të cilët kanë kryer kontrolle të menjëhershme për të konstatuar ngjarjen e raportuar. Zona është verifikuar në detaje për të siguruar nëse bëhej fjalë për një krim të rëndë.

Pas hetimeve paraprake, policia ka konfirmuar se alarmi ishte i rremë. Personi që kishte bërë telefonatën rezultoi të ishte në gjendje të dehur, ndërsa nuk është konstatuar asnjë ngjarje kriminale. Autoritetet po ndjekin procedurat përkatëse ndaj tij për njoftim të rremë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit