Një qytetare ka denoncuar përmes redaksisë tonë një klinikë estetike në Tiranë, duke ngritur shqetësime për shërbimet e ofruara dhe profesionalizmin e stafit.
Ajo ka treguar se pak muaj më parë ka kryer një trajtim estetik në një qendër të quajtur Gremi Wellness Longevity Center, ku pretendon se gjatë seancës së parë të një trajtimi për zonën e barkut ka pësuar dëmtim të lëkurës dhe i janë shkaktuar shenja.
Qytetarja shprehet se personi që i ka kryer trajtimin ushtronyr njëkohësisht disa funksione brenda klinikës, përfshirë edhe detyra të recepsionit, dhe sipas saj, nuk ka qenë e kualifikuar në mënyrë të duhur për procedurën estetike.
Ajo pretendon gjithashtu se pas incidentit ka kërkuar ballafaqim me menaxhmentin dhe drejtuesit e klinikës, por sipas saj, komunikimi ka qenë vetëm përmes telefonit dhe nuk ka pasur një takim të drejtpërdrejtë.
Sipas qytetares, nga ana e klinikës i janë kërkuar dokumente mjekësore dhe vlerësime shtesë nga dermatologu, si dhe një preventiv shpenzimesh, të cilat ajo i konsideron si vonesa procedurale pa zgjidhje konkrete të situatës. Ajo shprehet se nuk i janë ofruar sqarime të plota dhe as përgjegjësi e drejtpërdrejtë për rastin e pretenduar.
Në mesazhin e saj, ajo ngre shqetësimin për përdorimin e personelit të pakualifikuar në shërbime estetike dhe u bën thirrje qytetarëve të tjerë që të tregojnë kujdes para se të kryejnë trajtime të ngjashme.
Ajo gjithashtu deklaron se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore, ndërsa thekson se synon që rasti të bëhet publik për të rritur ndërgjegjësimin.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje! Mund te beni nje publikim per nje klinik estetike te deshtuar ne tirane qe te ken kujdes femrat sepse kan njerez te paafte ne pune qe hiqen si estetiste dhe nuk jan per ate pune sepse pata nje eksperienc sh te keqe vet me demtuan lekuren dhe si perfundim nuk mbajn as pergjegjesi. Gremi Wellness Longevity Center Kjo esht klinika ku kam bere trajtimin. Dhe ne seancen e par te nje trajtimi per pjesen e barkut vajza qe me beri trajtimin me ka demtuar lekuren dhe me ka lene dhe shenja.
Dmth atje ishte nje katastrof personi qe mua me beri trajtimin bente dhe recepsionisten dhe estetisten dhe cdo gje ca ofronte klinika e tyre dhe kte gje e mora vesh me vone mbasi kerkova ballafaqim me menaxheren dhe sot e ksaj dite sme ka dal perball por vetem me telefon sepse nxjerr justifikime jo sjam aty jo jam jasht
Kahuqe un do ta denocoj si rast por dua ta beni dhe ju si lajm pa perdorur emerin tim thjesht qe te dalin qe jan klinika te deshtuara dhe mbajn ne pune njerez te pa licencuar dhe jo profesionist per punen qe bejn
Dhe pronari i ksaj paska nje rrjet biznesesh 5 biznese rreth e rrotull aty dhe klinik dentare dhe bar- restorant dhe clinik etj dhe asnjeri nuk ka dal perball per tu ballafaquar per kte gje qe me ndodhi
Ky esht pronari Dritan Gremi. Te ken kujdes te tjeret te pakten dhe shpresoj ta mbyllin si qender estetike.
Vetem me ane te telefonit kam folur asnjeher perball Dhe ne tel me thot qe me sillni dokumetat perkatese nga dermatologja, ja cova dhe pastaj me kerkuan dhe nje preventiv dhe kot dmth gjera qe te shtyjn procedurat medemek te bejn nje siguracion shendetsor si demshperblim sepse i friksohen sepse i kam then qe do vazhdoj ne menyre tjeter dhe kaq kan then por qe sme ka dal asnjeri perball kam kerkuar dhe menxheren dhe pronarin dhe asnjeri ska dal te flasi me mua
Jan biznese qe rrin hapur kot per pastrim leku ska munci tjeter sepse esht e qart qe ishte e deshtuar si qender estetike. Po vajta ne klinike po ate dit mbasdite dhe kerkova menxheren dhe aty ishte vetem ajo vajza qe me beri mua trajtimin dhe u ballafaqova dhe me te dhe me thoshte pa pik turpi qe skagje beje me kte krem se iken
Hammer cell esht trajtimi qe kam bere. Dhe i kam kerkuar te me dalin perball dhe tja jap personit perkates kto dokumenta dhe nuk dalin asnjeri me kan then leri aty te recepsioni dhe do i shqyrtoje stafi ata nderkohe skan staf fare. Dhe un skam shkuar me fare dhe i kam then qe nese nuk vjen dhe perballet me mua personi perkates qe une tja dorzoje kto nuk i le ne asnje vend tjeter dhe kaq jane bisedat me ata
